“Franca dhe Gjermania bashkë për stabilitetin”

Dec 1, 2011 | 21:30
Nikola Sarkozi

Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, ka thënë se Franca dhe Gjermania duhet të bashkohen për të siguruar stabilitetin në zemër të Evropës.

Në një fjalim të rëndësishëm në portin e Toulon, Sarkozi tha se ai dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të takohen të hënën për të propozuar masa për të siguruar të ardhmen e Evropës.

Ai paralajmëroi se konvergjencat ekonomike do të jenë të gjata dhe të vështira.

Ai tha se euro nuk mund të vazhdojnë të ekzistojnë nëse ekonomitë e eurozonës nuk bëhen së bashku.

Evropa duhet të  “rikrijohet” tha ai, me Francën dhe Gjermaninë në zemër të saj, për të siguruar “një zonë stabiliteti”.

© Panorama.al

Te lidhura