FOTOT-Taulant Balla dhe Klevis Balliu pozojnë në Konferencën e Sigurisë në Mynih në krah të Richard Grenell! Socialisti: Shqipëria, jo më aktore periferike! Deputeti i PD: Institucionet të çlirohen nga korrupsioni!

Feb 13, 2026 | 20:38

Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, eksponentët e maxhorancës dhe opozitës kanë zhvilluar takime me personalitete të ndryshime prezent në këtë event.

balla balliu grenell

Taulant Balla dhe Klevis Balliu në takime të veçanta janë takuar me Richard Grenell të dërguarin e Presidentit Donald Trump për Misionet Speciale të SHBA-ve. Balla ka qenë i pari që ka publikuar foton me Richard Grenell, për të cilin thekson se ka zhvilluar një drekë pune.

Më tej, Balla thekson se ka diskutuar me Grenell dhe për ftesën që mori kryeministri Edi Rama për të qenë pjesë e Bordit të Paqes dhe rolin e Shqipërisë që tashmë nuk është me një aktor periferik.

“Drekë pune me Richard Grenell, të Dërguarin Special të Presidentit Donald Trump për Misionet Speciale të SHBA. Diskutuam mbi partneritetin e veçantë mes Shqipërisë dhe SHBA. Ftesa për Kryeministrin Rama në Bordin e Paqes të iniciuar nga Presidenti Trump e ka ngjitur Shqipërinë në nivelin më të lartë të vendimmarrjes, aty ku diskutohen politikat globale të paqes dhe garantimi i saj përmes sigurisë. Shqipëria shihet sot si aktor që kontribuon në zgjidhje globale, jo thjesht si pjesë periferike e tyre. Mirënjohje të Dërguarit Special Grenell për mbështetjen mbi pafajësinë e Presidentit Thaçi dhe drejtuesve të UÇK”– thekson Balla.

Ndërkaq, edhe deputeti demokrat Klevis Balliu ka takuar Richard Grenell. Ai ka pozuar me të dërguarin Special të ShBA-ve, ndërkohë që nuk ka publikuar një reagim për këtë takim. Në diskursin e tyre demokratëve kanë ngritur si shqetësim sigurinë e dobët dhe korrupsionin, si dhe pavarësinë e institucione të drejtësisë.

Sakaq, deputeti Klevis Balliu, veç Richard Grenell ka takuar edhe zv/presidentin e BND, General Major Dag Baehr.

“Gjermania ka qenë dhe mbetet një aleat i rëndësishëm i Shqipërisë, duke e mbështetur vazhdimisht në forcimin e sigurisë kombëtare. Megjithatë, siguria në vend ndodhet në një moment shqetësues.  Institucionet tona duhet të jenë të pavarura, profesionale dhe të çliruara nga çdo lidhje me korrupsionin dhe krimin. Pa institucione të pastra dhe të forta, nuk mund të ketë siguri dhe as zhvillim të qëndrueshëm”- shkruan Balliu.

FTESA NË MYNIH

Për Konferencën e Sigurisë në Mynih, kreu i PD, Sali Berisha deklaruar se kryeministri Edi Rama ka mbetur pa ftesë për shkak të skandalit të Belinda Ballukut.

“Natyrisht ju nuk mund të keni njoftim zyrtar nga Edi Rama, por unë u them se ekipi i dërguar mbeti i tromaksur, ndërsa në tavolinën gabimisht protokolli kishte vendosur edhe emrin e Edi Ramës, se do ishte. Por dikush u kujtua dhe shkoi dhe e hoqi dhe atë, dhe Edi Rama nuk shkon dot në Mynih“- ka thënë sot Sali Berisha.

balla grenell

balliu grenell

© Panorama.al

Te lidhura