VIDEO+FOTO/ Varg kilometrik automjetesh me flamuj kuqezi, diaspora niset drejt Tiranës për protestën e 35-të kombëtare: Rama, dorëhiqu sa s’është vonë!

Jul 4, 2026 | 13:41

Një numër i madh shqiptarësh nga diaspora pritet të mbërrijnë sot në Tiranë për të marrë pjesë në protestën e 35-të kombëtare kundër kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij.

Sipas deklaratës së njërit prej koordinatorëve të protestës së diasporës, një grup protestuesish po vjen nga Igumenica, ndërsa një pjesë tjetër do të hyjë në Shqipëri përmes pikës kufitare të Muriqanit.

Ai i bëri thirrje kryeministrit të dorëhiqet sa s’është vonë dhe t’i hapi rrugë një qeverie tranzitore apolitike.

makina kuq e zi (3)

“Disa shqiptarë nga Zvicra, Italia dhe Greqia kanë udhëtuar drejt Igumenicës dhe po vijnë nga Jugu. Belgjika, Franca, Austria, Britania dhe Gjermania po vijnë nga Veriu. Kemi udhëtuar dy ditë të plota. Ky kushtrim për të bashkuar zërin është i jashtëzakonshëm.

Lançimi që kemi bërë nga Britania ka qenë që kjo duhet të jetë protestë politike. Kemi vendosur kusht që protesta të jetë politike. I bëjmë thirrje Ramës, mbretit pa kurorë, se e ke bërë baltë. Jemi këtu me një kusht të vetëm, dorëhiqu sa s’është vonë dhe hapi rrugë një qeverie tranzitore apolitike”, deklaroi koordinatori i protestës së diasporës.

Siç tregojnë edhe pamjet, shqiptarët kanë krijuar një varg kilometrik automjetesh në rrugë, ku nuk mungojnë flamujt kuqezi.

makina kuq e zi (1)

makina kuq e zi (4) makina kuq e zi (2)

Screenshot 2026-07-04 133923 Screenshot 2026-07-04 133838

© Panorama.al

Te lidhura