Rio De Janiero në Brazil është kthyer në një “banjë gjaku”, pas operacionit masiv kundër krimit të organizuar dhe karteleve narkos në disa prej lagjeve të kontrolluara nga “komandat e kuqe”.
Bilanci është i ‘denjë’ për luftë. Të paktën 136 të vrarë deri tani, mes tyre edhe disa efektivë policie.
Por ajo që ra në sy ishte një detaj tronditës. Mbi 70 trupa u gjetën në pyll nga banorët e Favelës dhe u ekspozuan për shtatë orë përpara se të hiqeshin. Pothuajse të gjithë të zhveshur, dhe të renditur njëri pas tjetrit.
Por edhe rrugët e tjera të Rios u mbushën me trupa të viktimave të operacionit masiv kundër drogës, duke lënë 136 të vdekur.
Ky ishte operacioni më i dhunshëm policor i Brazilit në vitet e fundit. Ai vjen një javë para samitit të madh të OKB-së për klimën, i cili do të mbahet në qytet.
© Panorama.al












