Ky është italiani i dytë që humbi jetën në aksidentin e Velipojës

Aug 4, 2016 | 9:37

Mediat italiane kanë publikuar emrin e italianit të dytë që humbi jetën ditën e djeshme në aksidentin tragjik në Velipojë.

Italiani i dyte, Giovanni Sanguedolce
Italiani i dyte, Giovanni Sanguedolce

Ai është Giovanni Sanguedolce, i lindur në vitin 1980 në Andria (36 vjeç), raporton agjencia italiane “Repubblica.it

 Giorgio Angelo (De Serio)
Giorgio Angelo (De Serio)

“Dy të rinj italianë vdiqën në një aksident me makinë të martën në mëngjes në Shqipëri, së bashku me dy persona të tjerë nga Shqipëria. Viktimat janë 25 vjeçari italian Giorgio De Serio, nga Bari, dhe John Sanguedolce, 36 vjeç nga Andria. Nëna e De Serio tashmë ka mbërritur në Shqipëri”, shkruajnë mediat italiane.

Besmir Kola, 39-vjeç dhe Artenisa Perej, 21 vjeçe, të dy kushërinjë ishin shqiptarët e mbetur viktima të aksidentit në Velipojë.

Besmir Kola
Besmir Kola

Drejtuesi i mjetit, Besmir Kola do të martohej më 14 gusht dhe për dasmën e tij, kishte ftuar edhe kushërirën e tij, Artenisa Peraj.

Kjo e fundit, ishte e lidhur me italianin Xhorxho Anxhelo dhe kishte planifikuar që fejesën ta shpallte ditën e dasmës së kushëririt Kola.

Artenisa Peraj
Artenisa Peraj

Anxhelo nga ana tjetër kishte ardhur në Shqipëri me pushime dhe ishte i ftuar në dasmën e Kolës.

Katër të rinjtë ishin duke shkuar në një klub nate kur ndodhi aksidenti tragjik. Mjeti përfundoi në kanal për shkak të mungesës së sinjalistikës.

Policia tha se të rinjtë humbën jetë për shkak të mbytjes, pasi nuk kanë mundur dot të dalin nga automjeti.

© Panorama.al

Te lidhura