FOTO/ Kandidat për Këshillin Kombëtar të PD-së, Stresi shfaqet krah djalit të Azem Hajdarit në Kuvendin e demokratëve

May 30, 2026 | 12:16

Reperi i njohur, Arkimed Lushaj, i njohur edhe si Stresi po merr pjesë në Kuvendin Kombëtar të PD-së, ndërsa ka shpallur edhe kandidaturën për t’u bërë anëtar i Këshillit.

Stresi
Stresi

Ai është shfaqur i ulur krah djalit të Azem Hajdarit. Emri i Stresit do të kalojë sot për votim nga demokratët dhe pritet të shihet nëse do të marrë votat e nevojshme për të qenë anëtar i Këshillit.

Një ditë më parë, teksa njoftoi kandidaturën, Stresi tha:

“Sot kam vendosur të hedh një hap më shumë për vendin tim, për të rinjtë dhe për zërin e një brezi që shpesh është ndjerë i papërfaqësuar. Kandidimi im për Këshillin Kombëtar të PD-së nuk është thjesht politikë është përgjegjësi, përfaqësim dhe besim tek rinia shqiptare.

Kam ardhur nga rruga, nga jeta reale, nga sfidat që çdo i ri i njeh mirë. Prandaj dua që zëri ynë të dëgjohet aty ku merren vendimet. Nuk ka më kohë për heshtje, për largime apo për dorëzim. Ka ardhur koha që rinia të ngrihet, të flasë dhe të marrë vendin që meriton.

Ftoj çdo të ri që beson te ndryshimi, te energjia e re dhe te Shqipëria që mund të bëhet më mirë, të bashkohet me mua në këtë rrugëtim. Sepse e ardhmja nuk pret. Dhe ajo ndërtohet nga ne.”

WhatsApp Image 2026-05-30 at 12.09.46 (1) WhatsApp Image 2026-05-30 at 12.09.46 (2)

© Panorama.al

Te lidhura