FOTO/ Furgoni del nga rruga në Vlorë-Llogara, një person i vdekur, 5 të plagosur rëndë! Hetimet e para, ja për çfarë dyshohet

Jul 26, 2026 | 8:50

Mëngjesin e së dielës, një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin Vlorë–Llogara, në vendin e quajtur “Fushë Dukat”.

aksidenti

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 06:10, një mjet tip fugon me targa AC701AJ ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, një person ka humbur jetën, ndërsa pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku po marrin ndihmën mjekësore.

furgoni

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për nxjerrjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Autoritetet pritet të bëjnë publike identitetin e viktimës dhe të plagosurve, si edhe detaje të tjera mbi ngjarjen.

© Panorama.al

Te lidhura