FOTO/ Djegia e makinës bashkë me shoferin në “Qafën e Llogarasë”, dyshohet për vrasje! Pamjet e mjetit të shkrumbuar

Dec 15, 2025 | 15:57

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në zonën e Qafës së Llogarasë, ku një automjet është gjetur i djegur plotësisht.

makin llogara

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se nuk kemi të bëjmë me një aksident, por me një vrasje të qëllimshme.

Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara, automjeti është gjetur i shkrumbuar totalisht në një zonë me shkurre, në anë të rrugës.

Sipas informacioneve zyrtare, drejtuesi i mjetit, ende i paidentifikuar, ka humbur jetën si pasojë e zjarrit, pasi nuk ka mundur të dalë në kohë nga automjeti.

“Brenda automjetit dyshohet se, si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën dhe është djegur një shtetas ende i paidentifikuar, i cili ndodhej në sediljen e drejtuesit të mjetit”, njoftoi policia.

Blutë njoftuan se rrethanat e sakta të ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për një vrasje dhe jo për një aksident rrugor.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:35, pas një njoftimi të marrë në sallën operative të DVP Vlorë, shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendit të quajtur “Qafa e Llogarasë”, ku kanë konstatuar një automjet duke u djegur.
Brenda automjetit dyshohet se si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën dhe është djegur një shtetas ende i paidentifikuar, në sediljen e drejtuesit të mjetit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin e viktimës dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

© Panorama.al

Te lidhura