FOTO/ Arinaldo Rrapaj debuton me asist, ja legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Feb 24, 2025 | 11:51

Një tjetër fundjavë pozitive ishte ajo që lamë pas për legjionarët shqiptarë që luajnë jashtë kufijve.

rrapaj

Portali i njohur i statistikave, “Sofascore” sjell për lexuesit e “Panorama Sport” pesë legjionarët me vlerësimet më të larta.

Vendin e parë e mban mesfushori i Kombëtares, Qazim Laçi i cili shënoi dy gola kundër Ceske Budejovice, por njëri prej tyre iu anulua nga VAR-i për faull ndaj portierit kundërshtar. Ish futbollisti i Partizanit, Arinaldo Rrapaj dha asist në debutim për Kolos Kovalivka kundër Çernomorets Odesa. Ai është pozicionuar në vendin e 2-të me notën 8.1.

Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti renditet në vendin e 3-të pasi dha asist për Retegin në fitoren e thellë që Atalanta mori kundër Empolit të shqiptarëve. Ish-i i Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi realizoi një tjetër gol me penallti. Top 5-shja plotësohet me Enis Çokaj i cili bëri një performancë të mirë për 90 minuta në fitoren kundër Volos.

WhatsApp Image 2025-02-24 at 11.22.40

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura