Kthehen emigrantët, 4 km radha në Kakavijë

Dec 24, 2011 | 14:14
Dogana e Kakavijës

Festat e fundvitit po sjellin një numër të madh emigrantësh në atdhe. Në pikat e kalimit kufitar ka nisur fluksi i emigrantëve. Dyndje emigrantësh dhe radhë e gjatë në Kakavijë. Policia greke ka punuar vetëm me tre sportele gjithsej në hyrje dhe dalje, ndërkohë që autoritetet shqiptare kishin vënë në dispozicion 12 sportele gjithsej. Radha e makinave ka shkuar deri në 4 km në territorin grek dhe mbajti rreth tetë orë prej mëngjesit e deri në 11:00 të së shtunës. Nervozizmi në radhët e emigrantëve nuk fshihej gjithashtu edhe fakti që në kohë të tilla pala greke duke punuar me minimumin e sporteleve krijon probleme artificiale. Sipas të dhënave që përcjellin autoritetet zyrtare të Pikës së Kalimit Kufitar të Kakavijes, në 24 orët e fundit, kanë hyrë përmes saj 10 mijë shtetas

shqiptarë me banim rezident në Greqi, si dhe 3 mijë automjete mes të cilave 100 autobusë.

Festat në Greqi, dalin mbi 6 mijë shtetas

Ndërkohë që nuk ngelen pas edhe ata që kanë zgjedhur të kalojnë Krishtlindjen dhe Vitin e Ri në Greqi.  Plot 6000 të tillë, kanë lënë pas Shqipërinë për Greqinë. Masat e marra nga Policia Kufitare e Kakavijes, kanë shmangur radhët në territorin shqiptar. Nisur nga ankesat e shumta dhe qindra telefonata të mbërritura në adresë të Policisë Kufitare prej emigrantëve që vinin nga Greqia, kreu i Dre

jtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Thimi Remoçka mori kontakt me homologun grek dhe fill pas kësaj, situata u normalizua. Kjo falë urdhrit të dhënë për shtimin e sporteleve shtesë në funksion të normalizimit të gjendjes. Sot mendohet se ishte vala e parë serioze e situatës konfuze në Kakavije, ndërkohë që në mesjavë, ajo mundet të përsëritet pasi afrohet ndërrimi i viteve.           PIRO NASE

Fluks ne porte e pika kufitare

Foto Ilustruese

Festat e fundvitit po sjellin një numër të madh emigrantësh në atdhe. Në pikat e kalimit kufitar ka nisur fluksi i emigrantëve. Numër të madh emigrantesh në kthim shënohen edhe në portet e vendit, në Durrës e Vlorë.

Në pikën kufitare të Kapshticës sipas të dhënave të mëngjesit kanë hyrë rreth 4 mijë emigrantë, 1200 mjete.

Pala shqiptare ka shtuar sportelet duke punuar me 8 të tilla, ndërkohë që pala greke punon vetëm me 4. Nuk janë shënuar probleme, vetëm radha e zakonshme në pritje të procedurave, që e vështirëson më së shumti moti i ftohtë.

© Panorama.al

Te lidhura