Festat, abuzuesit me çmimet do të ndëshkohen

Dec 10, 2011 | 11:48

TIRANE- Rritja e çmimeve gjatë sezonit të festave është një praktikë e njohur në tregjet shqiptare.

Për këtë qëllim, Bashkia e Tiranë ka organizuar një takim me biznesin kryeqytetas, ku ishte i pranishëm edhe kreu i Bashkisë, Lulzim Basha, i cili u kërkoi bizneseve që të mos abuzonin me rritjen e çmimeve të produkteve.

Agjencia për Mbrotjen e Konsumatorit do të veprojë si një Task Forcë, tha Basha, pasi për të gjithë abuzuesit me çmimet Bashkia do të marrë masa ndëshkuese.

Ai tha se Bashkia e Tiranës do të marrë masa për të parandaluar rritjen e çmimeve në këtë sezon festash.

© Panorama.al

Te lidhura