“Fatura e arbitrazhit është 392 milion euro”, Tabaku: Përpjekjet e qeverisë për të ikur nga kjo gjykatë, tregojnë përbuzjen për sundimin e ligjit dhe respektimin e pronës

Apr 8, 2023 | 17:07

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, është shprehur se fatura e arbitrazhit që Shqipëria duhet të paguajë, pas vendimeve të marra nga kjo gjykatë, është 392 milion euro.

jorida tabaku

Komentet Tabaku i bëri përmes një postimi në Facebook, ku tha arroganca dhe mendjelehtësia se askush nuk do japë llogari për abuzimet me taksat e qytetarëve që merren për të shlyer detyrimet e keq qeverisjes do paguhen një ditë.

Ajo shtoi se përpjekjet e qeverisë për të ikur nga kjo gjykatë, tregojnë përbuzjen për sundimin e ligjit dhe për respektimin e pronës.

Reagimi i Tabakut:

Fatura e arbitrazhit është 392 mln Euro!

Arsyet e kësaj shifre marramendëse lidhen me mënyrën se si qeveria ka trajtuar kontratat publike. Aty ku i ka interesuar ka shpërfillur çdo logjikë ligjore duke i çuar palët në Arbitrazh ndërsa tek rasti inceneratorit dhe pagesës së tij e përdor Arbitrazhin si alibi për të vazhduar kontratën 430 mln euro!

Arroganca dhe mendjelehtësia se askush nuk do japë llogari për abuzimet me taksat e qytetarëve që merren për të shlyer detyrimet e keq qeverisjes do paguhen një ditë. Sa më shumë shtyhet afati aq më e lartë kamata!

Për 3 dekada prania në gjykatën e Arbitrazhit na ka dhënë dhe i ka dhënë siguri palës tjetër. Përpjekjet për të ikur nga kjo gjykatë tregojnë përbuzjen e një qeverie për sundimin e ligjit dhe respektimin e pronës edhe sipërmarrjes!

340601555_153831327623556_5705161335612971564_n (1)

© Panorama.al

Te lidhura