Eksperti i Turizmit Leonard Seferi e ka cilësuar një goditje të rëndë për turizmin në vendin tonë futjen e fadromave në “Prestige Resort” në mes të sezonit turistik.

Ai deklaroi në një intervistë në Panorama TV se është e pamaigjinueshme të ndodhë një gjë e tillë në një shtet normal.
“Ne ishim dëshmitar se si u prish, hynë fadromat në këtë resort kur kishte akoma turistë që po kalonin pushimet aty. Kjo është një goditje për turizmin në vend. Është e paimagjinueshme të ndodhë një gjë e tillë”, deklaroi ai.
Seferi komentoi edhe paralajmërimin e kryeministrit Edi Rama për të dalë nga juridiksioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit.
“Për rastin e Becchettit qeveria ka thënë nuk do të marrë asnjë cent nga taksapaguesit shqiptarë por ndodhi e kundërta.
Togfjalësh populist. Jemi në prag të zgjedhjeve, Nuk del, nuk ka shans të dalë. Nëse kjo ndodh është thikë pas shpine për demokratizimin në Shqipëri. Nga sistem monist që ne ishim, dhe tani rikthim edhe njëherë. Shiko që ata mos të vijnë se ne do i bëjmë vetë”, tha Seferi.
© Panorama.al











