Erion Braçe: Kemi çmimin e naftës më të lartin në rajon! Bordi nuk vendos çmime, por pasqyron problemin! Shoqata e Hidrokarbureve funksionon si kartel

Mar 30, 2026 | 17:29

Deputeti i PS-së Erion Braçe mbajti fjalën e tij gjatë seancës plenare të kësaj të hëne në Kuvend. Braçe foli mbi çmimin e lartë të naftës dhe ushqimeve në vend, si pasojë e krizës dhe konfliktit në Lindjen e Mesme.


Deputeti foli me tone të ashpra ndaj Shoqatës së Hidrokarbureve. Sipas tij, tonet e tyre kërcënuese se do ndalojnë importin, janë kërcënim për vetë sigurinë kombëtare.

Ai shton se duhet dhënë një përgjigjje kësaj shoqate që për të funksionon si kartel për të mbajtur lart çmimin e naftës.

Sakaq, tha se Bordi i ngritur nga qeveria funksionon vetëm për të bërë transparencë dhe jo për të vendosur çmime, por për të evidentuar problemin.

Braçe pranon që Shqipëria ka çmimin e naftës më të lartin në rajon, edhe se Greqia apo Maqedonia, kjo për shkak të nivelit të taksave por mbi të gjitha sipas tij, prej mënyrës si funksionon tregu i hidrokarbureve.

Braçe: Kursi i këmbimit i ka të gjitha kahet e veta. Ka dhe ndikime të tjera në sektorë të ndryshëm. Kur flasim për çmimet në treg jemi vend importues. Një pjesë e çmimeve impakton produkte tët posaçme në treg përfshirë ushqimet apo hidrokarburet që impaktohen nga kursi i këmbimit të monedhës. Kur kërkojmë për një sektorë të caktuar duhet të kemi parasysh dhe impaktin në sektorë të tjerë të ekonomisë.

Shumë e ndjeshme çështja e tregut të hidrokarbureve. Shkuan lart prej luftës në LM. Irani një regjim teokratik i egër. Duhet të kthejmë vëmendjen ndaj tregut në këtë sektor. Narrativa që fsheh elementë të posaçëm të mos gjejë hapësirë për të zhurmuar apo tërhequr vëmendjen. Kemi nivel të lartë të taksave, nuk është se nuk e dimë. Nuk është se nuk po e administrojmë.

Qeveria do ndërmarrë një nisëm për të ulur akcizën. E gjitha kjo nuk shmang vëmendjen nga tregu që kemi. edhe në bursë, ne kemi çmimin neto të hidrokarbureve më e lartë se gjithë rajoni. Pa taksat fare, që është më i larti edhe se në Maqedoni, Kosovë, Mali të zi, Greqi. Vëmendja në një element kuç, modeli i tregut. Lexova një deklaratë të shoqatës që funksionon si kartel që mban çmimet e larta të tregut të hidrokarbureve. Bordi funksionon në bazën e transparencës. Që të jenë të gjithë të qartë ku është problemi. Te tatimet, taksat apo modeli i tregut. Ajo që më bëri përshtypje tonet kërcënuese të një shoqate që funksionon si kartel për të ndërprerë importin. Tone kriminale që kërcënojnë sigurinë kombëtare në vend.

© Panorama.al

Te lidhura