Një 35-vjeçar është plagosur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në zonën e Shëngjinit, brenda ambientit të një kompleksi në këtë zonë bregdetare.

I riu, i identifikuar si Kristian Gjoni është transportuar me urgjencë për të marrë ndihmë mjekësore në spital dhe fatmirësisht raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e policisë kanë arritur të identifikojnë dy shtetas si autorë të dyshuar të kësaj ngjarjeje. Aktualisht, forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe po vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tyre.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen të gjitha veprimet procedurale për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe motivet e këtij konflikti.
© Panorama.al











