Është gjetur i pajetë 82-vjeçari Ali Avdolli, i cili ishte shpallur i humbur pasi ishte larguar nga banesa e tij në prag të natës së ndërrimit të viteve.
Pas disa ditësh kërkimesh, trupi i të moshuarit është konstatuar i vdekur.
Ende nuk dihen shkaqet e sakta të vdekjes dhe vendi ku 82 vjeçari u gjet i pajetë ,ndërsa pritet që organet kompetente të hedhin më shumë dritë mbi rrethanat e ngjarjes. Policia po vijon veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rastit.
© Panorama.al












