FBI-ja greke bastisi burgun e Domokos sot në mëngjes, pas ngjarjes së rëndë kriminale që ndodhi ditë më parë, kur një i burgosur përjetë grek u ekzekutua nga një tjetër i dënuar bullgar dhe ku i arrestuar është kryegardiani si i dyshuar për implikim.
Madje i arrestuari është edhe baxhanaku i një shqiptari të arratisur nga ky burg kohë më parë, pak pasi sigurie një leje të dyshimtë.
Në atë burg vuan edhe shqiptari tjetër, Alket Rizai, një emër i njohur i botës së krimit, që gjithashtu është kontrolluar për sende të ndaluara dhe për përfshirje në vrasjen e ndodhur në burg.
Nga kontrollet e kryera, ndër të tjera, u gjetën dhe sekuestruan armë të ftohta e celularë.
Një çështje u ngrit kundër të burgosurve nga Nëndrejtoria e Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimeve në Lamia për shkelje të legjislacionit për armët dhe legjislacionit mbi masat për të siguruar paqen sociale.
Të proceduarit penalisht janë të burgosurit shqiptarë: Dashamir Çobo, 56 vjeç nga Vlora, Andon Dvorani, 61 vjec nga Korça, Nikoll Nikolli alias Anton Gjoka, 48 vjeç, Enton Çeku, 55 vjeç, nga Tirana, Gentian Isufi, 49 vjeç, nga Memaliaj, Andi Selim, 44 vjeç, Alban Xhebexhiu alias Franko Sharka, 35 vjeç, si dhe një sirian e një rumun.
Në veçanti, pas përdorimit të duhur të informacionit nga oficerët e policisë të Departamentit të Ndjekjes së Krimeve kundër Zhvatjes të Nën-Drejtorisë për Ndjekjen Penale të Krimeve Kundër Jetës dhe Pronës, me ndihmën e oficerëve të policisë të ekipeve operative të DAOE, EKAM dhe Nën-Drejtorisë së Lamias për Ndjekjen Penale dhe Hetimin e Krimeve, u kryen kontrolle në gjithsej 40 qeli në dy krahë, si dhe në zonat e përbashkëta të Burgut.
Gjatë kontrolleve, ndër të tjera, u gjetën dhe u sekuestruan:
–14 thika të improvizuara,
-5 shkopinj të bërë në shtëpi
-teh metalik 18 centimetra i gjatë
-copë metali e gjatë dhe e ngushtë 23 centimetra e gjatë
-këllëf i improvizuar për thikë, i bërë nga letër, pëlhurë dhe celefon, 22 centimetra i gjatë
-një majë metalike në formë shtize 7 centimetra e gjatë
-rul thikë i improvizuar
-6 pajisje telefonike celulare me 6 karta SIM dhe
-4 karikues për telefona celularë
© Panorama.al














