Në aksidentin që u regjistrua sot rreth orës 06:10 të mëngjesit në aksin rrugor Dukat–Orikum, në zonën e Fushë Dukatit u regjistruan 1 i vdekur dhe 5 të plagosur.
Një furgon që transportonte punëtorë, të cilët dyshohet se ishin nisur nga Tirana drejt bregdetit, ka dalë nga rruga.
Sipas dyshimeve paraprake, shkak mund të ketë qenë përgjumja e drejtuesit të mjetit, ose ndonje arrest kardiak. Pas humbjes së kontrollit, furgoni përfundoi në një kanal anës rrugës.
Si pasojë e aksidentit, një person humbi jetën, ndërsa pesë të tjerë mbetën të plagosur. Për shkak të deformimit të mjetit, zjarrfikësit ndërhynë për të prerë pjesë te sediljeve, pasi të plagosurit kishin mbetur të bllokuar mes llamarinave dhe hekurave të furgonit, i cili kishte përfunduar pjesërisht i përmbysur në kanal.
Të plagosurit u transportuan me ambulanca drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa trupi i viktimës u dërgua në morgun e spitalit.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po kryejnë matjet dhe veprimet hetimore për të përcaktuar shkaqet e plota të aksidentit.
Te plagosurit:
Saimir Haka, 22 vjec
QAZIM Haka, 44 vjeç
Sako Rexha, rreth 22 vjeç
Ilir Haka, 52 vjeç, ka nderruar jetë
© Panorama.al
















