FOTO/ “Edhe sa miliona duhet të vjedhë Balluku?”- Dita e 51-të e protestës popullore, qytetarët flasin me parulla: Kjo është Rilindja e turizmit, me Tatimet në kulmin e sezonit?

Jul 20, 2026 | 20:34

Dita e 51-të e protestës tregoi edhe një herë qëndrueshmërinë e qytetarëve shqiptarë për të ndryshuar sistemin politik dhe keqqeverisjen.

balluku e turizmi

Edhe sot nuk munguan parullat e larmishme, nga kërkesa për dorëheqjen e qeverisë, tek arrestimi i ish-zv/kryeministres Belinda Balluku, largimin e Edi Ramës dhe deri tek ato për ndryshimin e Kodit Zgjedhor.

tatimet parulle

Mes parullave që binin në sy ishin ato si:

“Edhe sa miliona duhet të vjedhë Balluku, që SPAK të zgjohet nga gjumi?”

parulla balluku

“Çdo ditë më shumë, çdo zë më i fortë”

“51 ditë, zëri ynë, e ardhmja jonë”

parulla5

“Ndryshoni kodin elektoral, 100% lista të hapura”

“Tatimet në kulmin e sezonit, kjo është Rilindja e turizmit”

parulla4

Fillimisht u grumbulluan si përditë në sheshin “Skënderbej” për t’iu drejtuar me marshim bulevardit drejt kryeministrisë.

parulla3

Ata i bënë thirrje kryeministrit për largim pasi “nuk i përfaqësonte”, ndërsa mbanin pankarta dhe parulla.

balluku parulla

parulla1

balluku parulle

“Rama, jepe dorëheqjen”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “Shqipëria e shqiptarëve, jo e pushtetarëve”, “Edi Rama o legen, gjithë Shqipëria të urren”, “Ju erdhi fundi”, “Rama në burg, Berisha në burg” apo “Shqipëria nuk është në shitje”.

© Panorama.al

Te lidhura