E Ngarkuara me Punë e SHBA-ve takohet me krerët e grupeve parlamentare, VanHorn: Dialogu dhe liria e fjalës, shtylla të institucioneve të forta politike

Nov 25, 2025 | 15:09

E Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn, zhvilloi sot një sërë takimesh me kryetarët e grupeve parlamentare, ku diskutoi mbi prioritetet politike dhe përgjegjësitë që klasa drejtuese ka ndaj qytetarëve.

vanhorn

Sipas njoftimit të ambasadës amerikane në SHBA, VanHorn i angazhoi përfaqësuesit politikë mbi planet e tyre për të përmbushur pritshmëritë e popullit shqiptar dhe për të garantuar funksionimin e institucioneve demokratike.

Ajo theksoi se dialogu konstruktiv dhe liria e fjalës janë dy shtylla themelore për një sistem politik të fortë dhe funksional.

Ambasada amerikane shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me të gjithë spektrin politik në Shqipëri, me qëllim që të forcohet siguria, stabiliteti dhe zhvillimi në të dy vendet.

© Panorama.al

Te lidhura