E mitura 4 vjeç rrëzohet nga ballkoni, dërgohet me urgjencë te Trauma

Jun 29, 2025 | 20:36

Në Lezhë, në lagjen “Skënderbeg”, një vajzë 4-vjeçe dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i banesës.

ambulance-naten

Ajo është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia po heton rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:45, në lagjen “Skënderbeg”, në Lezhë, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i banesës një vajzë e mitur, 4-vjeçe.

E mitura është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës, në Tiranë, për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

© Panorama.al

Te lidhura