E dyshuar si pjesë e grupit kriminal në AKSHI, GJKKO rrëzon kërkesën e zyrtares së lartë të policisë, i refuzohet kthimi i 8 celularëve të sekuestruar

Jan 7, 2026 | 11:53

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e zyrtares së lartë të Policisë së Shtetit, Ervina Gjana, për kthimin e pajisjeve elektronike të sekuestruara gjatë kontrollit të banesës së saj dhe të bashkëjetuesit Renato Hristic.

ervina gjana
Ervina Gjana

Gjatë kontrollit në banesën e Drejtoreshës së Krimit Kibernetik, autoritetet kanë sekuestruar tetë telefona celularë dhe dy laptopë, në kuadër të hetimeve mbi grupin kriminal të lidhur me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Sekuestrimi i telefonave dhe laptopëve u krye në kuadër hetimit për përfshirje në grup të strukturuar kriminal me aktivitet mashtrime online, call-center, ndërhyrje në sistemet informatike dhe TIMS, si dhe bashkëpunim në krimin kibernetik, ku rezulton i përfshirë edhe bashkëshorti i saj, Renato Hristiç.

Ndërkohë emri i saj është përmendur edhe në bisedat e publikuara të Ergys Agasit.

LEXO EDHE:  Përgjimet që fundosën Mirlinda Karçanajn! Takimet sekrete në zyrën e Ergys Agasit, si u zbulua nga “çimka” e biznesmenit: Projekti bën 2 milion, ne do ta bëjmë 4! Drejtoresha e AKSHI-t: Kam njohje të vjetra

Ergys Agasi: (flet ne telefon) O mo vlla, hë ça bën mirë je ti… mirë, mirë. Shiko tashi, do të vi ERVINA se do të bëhet një aksion për disa falsifikime…”

LEXO EDHE: “Merret me kokainë Gysi”- Dosja e AKSHI-t, zbardhen bisedat mes Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit: I sistemoj unë gjonat pam pam pam…! Per Ilir Beqajn…do me i fut k*** atij plako

Nga hetuesit ka dyshime se Ergys Agasi, përmes Gjanës vinte në lëvizje strukturat e hetimit kibernetik për të goditur biznese të ligjshme apo grupe kriminale rivale, me qëllim largimin e tyre nga veprimtaria ku ai, apo miq të tij, kishin interesa.

LEXO EDHE: “Do ja q* robt”- Dosja e SPAK për AKSHI-n, si Ergys Agasi përgatiste “çunat” për presion ndaj ish-ministrit të PS, e shihnin si pengesë

© Panorama.al

Te lidhura