“Dua Lipa, më dëgjon?” – Shakira ka një mesazh për yllin shqiptar të muzikës: Është e mrekullueshme

Jun 25, 2026 | 9:58

Shakira, një ndër yjet më të mëdhenj të muzikës, ka shprehur dëshirën për të pasur një bashkëpunim me këngëtaren shqiptare Dua Lipa.

dua lipa shakira

Këngëtarja kolumbiane e shumë hiteve i habiti fansat e saj duke zbuluar se do të donte shumë të bashkëpunonte me Dua Lipën në të ardhmen. Gjatë një interviste me Lele Pons, artistja u pyet për bashkëpunime të mundshme dhe nuk hezitoi të përmendte yllin shqiptar të muzikës me famë botërore.

“Do të më pëlqente të bashkëpunoja me Dua Lipën. Dua Lipa, a po më dëgjon? A e dini që ajo flet spanjisht?”, tha Shakira me entuziazëm gjatë bisedës.


View this post on Instagram

Lele Pons e përshkroi artisten shqiptare si “të mrekullueshme”, ndërsa Shakira nuk hezitoi të shprehte vlerësimin e saj duke u përgjigjur: “Ajo është e jashtëzakonshme”.

© Panorama.al

Te lidhura