Herri Kejn gjatë një seance stërvitore me Anglinë pësoi një dëmtim në këmbë që e detyroi të kthehej në Gjermani më herët.
Por ai do të mungojë në ndeshjen e Bundesligës kundër Fraiburgut dhe kjo është konfirmuar nga trajneri i Bajern Mynihut, Vinsent Kompani.
Sikur të mos mjaftonte kjo, sulmuesi rrezikon të humbasë edhe ndeshjen e parë të Ligës së Kampioneve kundër Real Madridit të martën e ardhshme. Sipas Sky Sports DE ekziston një pikëpyetje e madhe për këtë çështje.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al












