Detaje nga vdekja e 3-vjeçarit! Çfarë deklaron spitali i Shkodrës: I mituri humbi jetën 10 minuta pasi erdhi, një ditë më parë prindërit e sollën djalin bashkë me të motrën por…

Feb 24, 2025 | 16:26

Detaje të reja dalin lidhur me vdekjen e të miturit në Shkodrës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Vaun e Dejës në fshatin Mjedë në familjen Hasmegaj.

Screenshot_5

Një fëmijë tre vjeç ka ndërruar jetë dy ditë më parë, ndërsa motra 7vjeçe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore e shtruar në pediatrinë e QSUT.

Nëna e fëmijëve pret lindjen e një fëmije tjetër dhe ndodhet në banesën e saj.

Burime për News 24 bëjnë me dije se djali tre vjeçar është dërguar në spitalin e Shkodrës dhe pasi ka bërë një serum është larguar në banesën e tij bashkë me prindërit.

Të nesërmen ai është dërguar sërish në spitalin e Shkodrës në gjendje të rëndë shëndetësore dhe brenda pak minutash ka ndërruar jetë.

Ndërkohë edhe motra e tij 7 vjeçe është prekur nga ky infeksion dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në pediatrinë e Tiranës.

Aktualisht është e paqartë se cila është arsyeja që shkaktoi vdekjen e tre vjeçarit dhe infektimin e motrës së tij.

Në Tiranë janë duke u bërë analizat toksikologjike për të dy rastet dhe priten edhe përgjigjet zyrtare për të përcaktuar shkakun ndërsa burime pranë spitalit të Shkodrës përjashtojnë infektimin me meningit të dy të miturve.

Por çfarë deklaron spitali i Shkodrës

Sipas Spitalit Rajonal Shkodër prindërit e dërguan  djalin e mitur në spital ditën e premte. Familjarëve u është kërkuar që fëmija të lihet në observacion. Por, prindërit kanë firmosur për ta nxjerrë e për ta çuar në shtëpi. Spitali pretendon se janë ndjekur të gjitha protokollet.

Të nesërmen, prindërit e kane sjellë sërish fëmijen ne gjendje shumë të rëndë dhe është dërguar menjëherë në reanimacion, ku ka ndërruar jetë.

Burime pranë spitalit  rajonal të Shkodrës bëjnë me dije se fëmija 3-vjeçar u paraqit ditën e shtunë rreth orës 10:00 të paradites në gjëndje të rënduar shëndetësore me insuficensë kardiake( puls të ulët, shenja jetësore shumë të ulta, ndërsa 10 minuta pasi ka mbërritur ne spital ka ndërruar jetë.

Pas rreth 20-30 minutash ka mbërritur dhe motra e tij në spitalin e Shkodrës me të njëjtat simptoma dhe i është dhënë ndihma e parë dhe është dërguar menjëhere në QSUT ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Nuk dihet gjëndja shëndetsore e nënës së dy fëmijëve që është 37 javëshe shtatzënë por nuk është paraqitur në spitalin e Shkodrës.

 

© Panorama.al

Te lidhura