Deputetëve iu refuzua vizita te Meta, Blushi: Dy standarde! Burgu i Durrësit është kthyer në seli të dytë të Rilindjes, ndërsa PL-së i mohohet takimi me presidentin

Feb 21, 2025 | 14:14

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, është shprehur se në shkelje me ligjin, deputetëve të Partisë së Lirisë, u është mohuar takimi me presidentin e kësaj force, Ilir Meta.

xhixho

Blushi tha se është një standard i dyfishtë, duke thënë se po veprohet me standarde tw dyfishta “që nga njëra anë e ka kthyer burgun e Durrësit në seli të dytë të rilindjes, ndërsa në anën tjetër presidentit të Partisë së Lirisë i mohohet e drejta për t’u takuar me deputetë”

Blushi:Në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, i jam drejtuar dje me një kërkesë drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Klevis Qose, ku i kam kërkuar dhënin e e lejes së takimit me presidentin e PL-së.  Kam kërkuar mundësimin e takimit që u refuzua sot për Xhixhon dhe Vasilit.

Për të denoncuar shekeje flagrance të ligjit, si dhe përdorimin e dy standardeve apo më saktë për të denoncuar standardet gjoja demokratike europane, për të cilat narkokryeministri mburret në media, që nuk janë gjë tjetër veçse standarde e një narkoregjimi kriminal, që nga njëra anë e ka kthyer burgun e Durrësit në seli të dytë të rilindjes ku janë mbledhur të gjithë ortakët dhe bashkëpunëtorët e tij, në aferat më kriminale, ndërsa në anën tjetër presidentit të Partisë së Lirisë i mohohet e drejta për t’u takuar me deputetë.

 

 

© Panorama.al

Te lidhura