Deputetët në seancë plenare, qytetarët protestojnë para Kuvendit: Ju erdhi fundi!

Jun 30, 2026 | 10:23

Ndërsa deputetët ndodhen në Kuvend për seancën plenare, qytetarët janë mbledhur para godinës së Kuvendit duke protestuar kundër qeverisë së Edi Ramës dhe klasës politike.


Tubimi para Kuvendit ishte paralajmëruar dje pas protestës të përditshme te Kryeministria, ndërsa protestuesit thërrasin “Rama jepe dorëheqjen”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Ju erdhi fundi”.

Teksa kanë kaluar deputetë të maxhorancës dhe të opozitës për të hyrë në Kuvend, protestuesit i janë drejtuar si persona të shitur.

WhatsApp Image 2026-06-30 at 10.24.58 WhatsApp Image 2026-06-30 at 10.24.58 (1) WhatsApp Image 2026-06-30 at 10.24.59 WhatsApp Image 2026-06-30 at 10.24.59 (1) WhatsApp Image 2026-06-30 at 10.24.57

 

© Panorama.al

Te lidhura