Deklarata skandaloze e ministres serbe: Po të isha në vend të Millosheviçit, do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën

Jul 14, 2026 | 9:15

Snezana Paunovic, ministre e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale në Serbi, ka bërë një deklaratë skandaloze në lidhje me Kosovën, duke thënë se do ta kishte spastruar etnikisht në vitin 1998.

ministrja serbe

“Po të kisha qenë në vendin e Millosheviçit në vitin 1998 do ta pastroja etnikisht Kosovën. Dhe ky është kualifikimi më i ashpër që e kam thënë ndonjëherë.

Jo në mënyrën se si po duan ata të na likuidojnë neve, por në atë mënyrë që të mos ndihen pjesë e Serbisë dhe të shkojnë në shtetin e tyre amë”, deklaroi ajo në një intervistë për “Kurir”.

Paunoviç është e njohur për qëndrimet e saj kundër Kosovës. Në vitin 2022, kur ishte nënkryetare e Kuvendit të Serbisë, kërkoi arrestimin dhe shpërnguljen e deputetit të vetëm shqiptar atje, Shaip Kamberi.

 

© Panorama.al

Te lidhura