Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi thotë se është fyese që Belinda Balluku, tashmë zyrtarisht nën hetim nga SPAK për aferën e Tunelit të Llogarase të shfaqet publikisht.
Me anë të një postimi në Facebook, Preçi thekson se personat e përfshirë në afera të tilla duhet “të përballen me drejtësinë përpara se të vazhdojnë propagandën mediatike”.
Ai thekson se heshtja e qytetarëve apo opozitës përballë rasteve të tilla nuk duhet interpretuar si mungesë interesi për fatet e vendit.
“Të mos harrojmë se më shumë se gjysma e familjeve shqiptare mezi mbyllin muajin për shkak të varfërisë që njeh vetëm rritje. Gjatë dekadës së fundit kanë lënë vendin mbi 500 mijë shqiptarë, dhe ajo zonjë e bashkëqeverisësit e saj janë përgjegjësit kryesorë për këtë katastrofë kombëtare”, shkruan Preçi.
Reagimi i Zef Preçit
SFIDE E HAPUR NDAJ OPINIONIT PUBLIK…
Duke besuar pa rezerva ne prezumimin e pafajsise se secilit qytetar te Republikës se Shqiperise, por edhe te atyre zyrtareve nen hetim e te dyshuar per korrupsion gjate ushtrimit te detyrave te tyre publike, per abuzim me detyren shteterore, nuk mund te mos verej se dalje te tilla si kjo e sotmja (nese nuk eshte e trukuar si ajo e kreut formal te Bashkise se Tiranes diten e arrestimit) e znj. B. Balluku mendoj se eshte fyese dhe poshteruese per qytetaret, votuesit dhe taksa-paguesit shqiptare. Kjo zonje dhe gjithe bashkepuntoret e dyshuar me aferen e tunelit te Llogarase dhe te tjera te ngjashme duhet te perballen me drejtesine perpara se te vazhdojne propaganden mediatike.
Nese qytetaret apo opozita politike momentalisht heshtin, nuk kuptojne gjithcka apo rezervohen te protestojne, kjo nuk do te thote se ata jane te painteresuar per fatet e vendit dhe taksat qe paguajne. Te mos harrojme se me shume se gjysma e familjeve shqiptare mezi mbyllin muajin per shkak te varferise qe njeh vetem rritje. Te mos harrojme se gjate dekades se fundit kane lene vendin me shume se 500 mije shqiptare, dhe ajo zonje dhe bashkeqeverisesit e saj jane pergjegjesit kryesore per kete katastrofe kombetare.
Eshte koha per zgjim qytetar dhe pergjegjesi individuale e institucionale!
© Panorama.al













