“Daku është sulmuesi më i mirë në Rusi”, trajneri 58-vjeçar i thur elozhe futbollistit shqiptar

Jun 29, 2025 | 22:07

Trajneri 58-vjeçar, Aleksandr Grigorian e ka konsideruar Mirlind Dakun si sulmuesi më i mirë i kampionatit rus të futbollit. 

trajneri rus

Grigorian, i cili momentalisht nuk është duke trajnuar as ekip profesionist, në një intervistë për “Match TV”, ka deklaruar se Daku është sulmues i nivelit të lartë. 

“Do ta quaja Dakun sulmuesin më të mirë të kampionatit. Ai është një sulmues i nivelit më të lartë”, ka thënë Grigorian. 

daku

58-vjeçari rus në karrierën e tij ka drejtuar disa skuadra si Kuban, Alashkert, Urartu, Tambov e Anzhi. 

Për sa i përket Dakut, vlen të theksohet fakti se shqiptari që aktivizohet te skuadra e Rubin Kazanit, ishte golashënuesi i dytë më i mirë në elitën e futbollit rus në edicionin 2024/25. Ai edicionin e kaluar në 29 ndeshjet e zhvilluara shënoi 15 gola dhe pati tetë asistime. 

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura