Forca të shumta policie kanë zbarkuar në zonën e Ali Demit në Tiranë, pasi dyshohet për një konflikt në një zyrë elektorale

Ka qenë një telefonatë në sallën operative që ka ngritur në këmbë policisë.
Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, policia bën me dije se është konstatuar i dëmtuar me sende të forta xhami i zyrës së subjektit elektoral.
Gjithashtu po nga këqyrja e vendit të ngjarjes, janë konstatuar dy fishekë luftarak.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 14:00, në sallën operative të DVP Tiranë ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Ali Demi” kishte një konflikt midis disa shtetasish, në ambientet e një zyre elektorale.
Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, është konstatuar i dëmtuar dyshohet me sende të forta xhami i zyrës së subjektit elektoral.
Po nga këqyrja e vendit të ngjarjes, janë konstatuar dy fishekë luftarak.
Menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupi hetimor. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë në konflikt, të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet.
Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e motivit të konfliktit dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.
© Panorama.al











