Çështja Meta- Prifti, pretenca jepet me 6 janar

Dec 16, 2011 | 14:14
Pamje nga videoja Meta-Prifti

TIRANE- Gjykata e Lartë ka vijuar sot me procesin gjyqësor Meta- Prifit ku ka vendosur të pranojë si prova, laptopin e Prifitit, orën kamera me të cilan janë bërë dhe regjistrimet si dhe USB-në. Ndërkaq, po sot, gjykata vendosi që pretenca do të jepet më 6 janar të vitit të ardhshëm.

Paraqitja e provave të kërkuara nga Akuza që në seancën e shkuar është shoqëruar me debate dhe kundërshti mes palëve.

Avokatët e të pandehurit Meta kanë kundërshtuar në mënyrë të vazhdueshme marrjen si prova të këtyre materialeve,  me argumentin se “prokuroria nuk pranoi që ora t’i nënshtrohej ekspertimit”

Ish zevendeskryeministri, kreu i Levizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta akuzohet per korrupsion aktiv.

© Panorama.al

Te lidhura