Botërori/ Dueli me Meksikën, titullari i Tuhelit mban në ankth Anglinë

Jul 5, 2026 | 11:09

Deklan Rajs po administron  dhembjet në pjesën e pasme të kofshës që nga periudha e Krishtlindjeve.

anglia

Ai u la jashtë ndeshjes së fundit të fazës së grupeve kundër Panamasë për shkak të shqetësimeve fizike. Para ndeshjes me Kongon, 27-vjeçari u pyet për gjendjen e tij fizike.

“Jam mirë. Sinqerisht, jam mirë. Kam pasur një shqetësim në pjesën e pasme të kofshës, çka ka qenë problem, por nuk është diçka serioze, sepse jam ende këtu duke stërvitur dhe duke luajtur. Jam në rregull. Në minutën e fundit të ndeshjes ndaj Ganës mora një goditje në pulpë. Lojtari më goditi dhe këmba m’u fry për rreth tri ditë, kështu që ishte thjesht fat i keq. Realisht, ndihem mirë, në formë dhe i fortë”.

Rajs luajti në përballjen e së mërkurës në Atlanta, por në momentet e fundit u zëvendësua nga Stons. Tani, është zbuluar se mesfushori ishte me “dhembje të tmerrshme” në fund të ndeshjes.

Këtë e konfirmoi Tomas Tuhel, i cili megjithatë beson se Rajs do të jetë në gjendje të vazhdojë turneun pavarësisht shqetësimit.

Sipas “The Mirror”, Tuhel ka deklaruar:

“E pyeta Rajs dhe ai më tha: ‘Mund ta bëj për ekipin, por kam dhembje të tmerrshme’. Dhe kur Deklan të thotë se ka dhembje të tmerrshme, atëherë e di që ai nuk mund të vazhdojë më”. /Panorama Sport/

© Panorama.al

Te lidhura