“Beteja e hapur në të gjitha frontet”- Berisha: Rama nuk do ta gëzojë këtë mandat! Do përgjigjet për masakrën elektorale

May 17, 2025 | 12:45

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se beteja është e hapur në të gjitha frontet, duke theksuar se kryeministri Edi Rama nuk do ta gëzojë këtë mandat.

“Beteja është e hapur në të gjitha frontet, shpejt do të jetë dita kur ambasadat e narkodiktatorit do të rrethohen nga  populli që iu shkelmua vota.

Rama ka shpalosur armiqësinë më te egër ndaj votës së shqiptarëve.

Këtë mandat nuk do ta gëzojë, dhe do të përgjigjet 1 më një për këtë masakër elektorale që bëri, haptas pa asnjë kufizim”, tha Berisha.

© Panorama.al

Te lidhura