Sali Berisha në SPAK për zbatimin e masës ‘detyrim paraqitje’, demokratët protestë para Prokurorisë së Posaçme

Mar 3, 2025 | 10:14

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbërritur sot në SPAK për zbatimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, lidhur me hetimet për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Në momentin që Berisha u paraqit në Prokurorinë e Posaçme, demokratët po protestonin para këtij institucioni.

Atyre më herët u është dërguar një mesazh nga strukturat e PD-së që të mblidhen në mbështetje të ish-kryeministrit

“…Ditën e Hënë, në ora 09:30, sërish Kryetari i PD, Sali Berisha, do jetë në dyert e SKAP it. Ju lutem pjesëmarrja është me rëndësi. Në ora 09:30 përpara selisë së SKAP-it”, thuhej në mesazhin e PD.

© Panorama.al

Te lidhura