MARSEJE- Kryeministri, Sali Berisha në fjalën e tij drejtuar Kongresit e XX të Partive Popullore Evropiane në Marsejë të Francës tha se, Shqipëria po punon fort për projektin e këtij shekulli, që është integrimi evropian. Ai fajësoi opozitën shqiptare për bllokimin e integrimit dhe funksionimit të shtetit për dy vite radhazi.
“Projekti i integrimit evropian të Shqipërisë është i vetmi projekt për vendin tim. Opozita pasi humbi zgjedhjet lokale pranoi saktësisht atë që unë kisha ofruar për 2 vite me rradhë. Për dy vite shteti u bllokua, sepse ata nuk pranuan kurrë të votojnë një reformë evropiane në Parlament. Tani, falë edhe zgjedhësve shqiptarë, jeta është bërë normale dhe ju siguroj se ne vazhdojmë të jemi të angazhuar”- tha Berisha.
Kryeministri, bëri gjithashtu një panoramë të gjendjes ekonomike shqiptare, dhe të mundësive që vendi ynë ofron për biznesin, duke sjellë në vëmendje dhe lehtësitë fiskale dhe proceduriale që qeveria e tij ka krijuar.
Zgjedhjet e 2009-ës dhe ato të 2011 u vlerësun si transparente dhe konkurruese, tha Berisha.
Ai gjithashtu, u tha të pranishmëve në Kongres se “lideri i opozitës Edi Rama nuk pranoi të njihte rezultatin e zgjedhjeve, dhe në të njëjtën kohë ndryshoi statutin e Kongresit të tij, duke mos respektuar se lideri pas humbjes duhet të jepte dorëheqjen.”
© Panorama.al











