Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar kompaninë 2T me pronar Artan Sako, që sipas tij me taksat e qytetarëve shqiptarë ai është paguar 300 milionë euro.
Sipas Sali Berishës, kjo kompani që ka ndërtuar rrugën Qukës- Qafë Plloçë, ka ndërtuar edhe pallatin në pajë, sic tha ai të Linda Ramës, bashkëshortes së kryeministrit.
“Shqiptarët, kompaninë që ndërtoi pallatin, kompaninë 2T të famozit Sako, vëllait të ish-komandantit të gardës, aktualisht kryetar bashkie në Tepelenë, e paguajnë jo 100 apo 200, por e paguajnë së paku 300 milionë euro pasi rruga Qukës- Qafë Plloçë, e filluar në vitin 2009, 43 kilometra, e parashikuar me një shumë prej 73 milionë dollarë të Bankës Islamike, kjo rrugë pas vitit 2013 iu besua ndërtuesit të pallatit në pajë. Ndërtuesi Sako, në rrugën Qukës- Qafë Plloçë, arriti të fryjë çmimet, fjala është në 310 milionë, e vërteta rreth 400 milionë euro në mënyrën më të pabesueshme“, tha Berisha.
Berisha deklaroi se Linda Rama dhe bashkëshorti i saj, kryeministri Rama nuk janë në gjendje të paraqesin asnjë faturë tatimore, mjedisore apo dokument financiar që justifikon ndërtimin e objektit, që sipas tij eshte ndertuar nga kompania 2T.
“Mafia e Surrelit është mafia më e rrezikshme e Evropës. Është mafia që u kushton shqiptarëve në cdo punë publike, në cdo tender qindra dhe miliarda euro.
Sot kam zgjedhur të ndalem sesa paguan qytetarët për pallatin në pajë të Linda Ramës. Pallat për të cilën Linda Rama dhe bashkëshorti i saj, Edi Rama nuk janë në gjendje të paraqesin qoftë edhe një faturë të vetme, tatimore, mjedisore apo të cdo lloji.
Pra pallati në pajë i ndërtuar në sheshin e pallateve në tokën e tyre. Kjo duhet theksuar, është ndërtuar në tokën e familjes Basha. Por është ndërtuar në kundërshtim me cdo kondicion urbanistik.
Kapitulli tjetër është se pallati, zonja nuk paraqet dot qoftë edhe një faturë pallatin me 5 kate mbi tokë, nëntokë shkoni shikojeni vetë sa ka.
Kur ky skandal u denoncua nga PD në atë kohë dhe kur ILDKP filloi procedurën e hetimit për origjinën e pallatit, Rama shkarkon në mënyrë të rrufeshme zonjën Zana Xhuka.
Për këtë pallat ajo tha se është ndërtuar me para gjaku. Nuk besoj se vëllai i saj emigrant të jetë marrë as me drogë dhe as me vrasje.
Por tani dëgjoni pak sa e paguan shqiptarët pallatin?! shqiptarët pallatin e paguan sic thotë vetë shprehja e tyre popullore më shumë sesa “frëngu pulën”. Shqiptarët kompaninë që ndërtoi pallatin, kompaninë 2T të famozit Sako, vëllaut të komandantit të Gardës, aktualisht kryetar bashkie në Tepelenë, e paguan jo 100 apo 200, por e paguan 300 milionë euro, pasi rruga Qukës-Qafë Plloçë e filluar në 2009 e parashikuar me një shumë prej 73 milionë dollarë bankës Islamike”, deklaroi Sali Berisha.
© Panorama.al












