“Bëni dhuratë fëmijëve me votën tuaj, pasaportën europiane në 2030”, Rama me shqiptarët në Milano: Ju jep dinjitetin dhe lirinë si çdo qytetar europian

Apr 13, 2025 | 16:13

 

Kryeministri Rama ishte sot me shqiptarët e Italisë në Milano për mitingun e radhës elektoral për zgjedhjet e 11 majit.

rama edi

Rama u ndal tek pasaporta europiane që do kenë shqiptarët kudo në 2030, nëse votohet PS në 11 maj.

Kryeministri dha një mesazh për prindërit shqiptarë në Itali, që mund t’ju bëjnë fëmijëve të tyre një dhuratë si pasaporta europiane nëse votojnë PS-në në 11 maj.

Rama: Ajo pasaportë është njohje automatike e pensioneve, e çdo dite pune e çdo të drejte që kanë italianët dhe gjithë qytetarët e BE-së. Me atë pasaportë do hyni dhe dilni kudo njësoj si italianët dhe askush nuk iu thotë ku po shkon, ku e ke lejen.

Po ju them ju keni bërë shumë dhe sakrifikoni çdo ditë por nuk mund të bëni fëmijëve tuaj asgjë më të paharrueshme se një votë që në fund të kësaj dekade ju jep pasaportën e BE-së në 2030. Ju jepni jo vetëm dinjitet por edhe liri që ndryshe nuk e kanë dot. Ju jepni lirinë që të lëvizin si kudo, që të mos jenë studentë të huaj por studentë të BE-së. Dhe kur të kërkojnë punë të kenë të njëjtën akses si studentët europianë.

© Panorama.al

Te lidhura