Mijëra qytetarë u mblodhën edhe ditën e 23-të të protestave kundër Edi Ramës dhe qeverisë së tij në Tiranë para kryeministrisë.
Një zonjë mori fjalën në podiumin e improvizuar duke i bërë thirrje shqiptarëve dhe rinisë të bashkohen dhe të mos largohen nga sheshi.
Ajo i bëri thirrje dhe drejtësisë për Belinda Ballukun, pasi ka vjedhur miliarda dhe është ende e lirë.
Protestuesja: Flas si nënë me fëmijë me emigrim. Presim telefonatat me mall. Me dhimbje i përcjellim në emigrim. Ky kryeministër i çmendur na i largoi fëmijët tanë. Pa pikë turpi thotë i keni lënë prindërit të vdesin të vetëm. E gjithë rinia po largohet sepse këtu nuk ka të ardhme. Kemi një rini të mrekullueshme të mirëshkolluar.
Çfarë po ndodh me këtë vend. Ta zhdukim këtë diktaturë. Kur ka filluar protesta ka ikur nga memoria. Vuri në parlament Zegjinenë. Ky popull nuk toleron më asnjë. Belinda Balluku në burg, ku është drejtësia. Sikur të bënit një gabim të vogël do ishit në burg. BB që ka vjedhur mld nuk shkon në burg. A e dinë këta njerëz që do vdesin një ditë. Të bashkoheni sa më shumë dhe të mos shpërbëhet kjo protestë. I them Taulant Ballës po je burrë hajde në protestën tonë.
© Panorama.al











