Begaj dekreton ligjin për amnistinë penale që votoi Parlamenti, lirohen 466 të burgosur!

Jun 30, 2026 | 11:20

Pak ditë pasi Kuvendi miratoi me 84 vota amnistinë penale, Presidenti i Republikës Bajram Begaj, dekretoi sot (30 qershor) shpalljen e ligjit nr. 57/2026, “Për dhënie amnistie”.

bajram-begaj

Me këtë amnisti, 466 persona do të lirohen menjëherë nga burgu, nga të cilët 11 janë gra dhe 1 i mitur. Ndërkohë, 869 të tjerët do të përfitojnë ulje dënimi, mes tyre 8 gra dhe 1 i mitur.

Begaj, dekretoi gjithashtu edhe shpalljen e ligjit nr. 59/2026, “Për sektorin e energjisë elektrike”, si dhe ligjin nr. 60/2026, “Për informacionin elektronik të transportit të mallrave”.

© Panorama.al

Te lidhura