Bashkimi Evropian ka emëruar Dirk Schuebel si Përfaqësuesin e ri Special për Kosovën. Ai do ta marrë detyrën më 1 shtator 2026, me një mandat fillestar dy vjeçar, duke pasuar në këtë pozitë Aivo Oravin.
Mandati i Përfaqësuesit Special të BE-së për Kosovën është i përqendruar në promovimin e një Kosove të qëndrueshme, demokratike dhe shumetnike, duke mbështetur perspektivën e saj evropiane.
Detyrat kryesore përfshijnë monitorimin e progresit në prioritetet politike, ekonomike dhe të sigurisë, kontributin në forcimin e të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së komuniteteve pakicë, si dhe promovimin e koordinimit politik të Bashkimit Evropian për të siguruar një prani të bashkërenduar dhe të dukshme të BE-së në Kosovë.
Dirk Schubel është diplomat gjerman me përvojë të gjatë në pozita udhëheqëse në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS), Komisionin Evropian, si dhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë.
© Panorama.al












