TIRANË- Kreu i Bashkisë, Lulzim Basha, duke vlerësuar rëndësinë e madhe të planit urbanistik për kryeqendrën e vendit ka kërkuar gjithëpërfshirje në projekt.
Gjatë një diskutimi për planin urbanistik, Basha ka theksuar se plani që do të hartohet duhet të jetë zgjidhje brezash, dhe jo një zgjidhje e momentit.
Sipas tij, në garë për planin rregullues do të konkurrojnë 7 kompani.











