
TIRANË- Pas dëgjesës publike të 12 kandidatëve për Avokatin e Popullit dhe seleksionimit të bërë nga komisioni, fillimisht gjashtë e mandej tre, PS ka shpallur sot emrin për kreun e institucionit.
Igli Totozani është i zgjedhuri që do t’i propozohet së shpejti kryesisë së PS dhe grupit parlamentar socialist. Lajmin e ka bërë me dije deputetja Eglantina Gjermeni gjatë një deklarate për mediat.
Ajo ka vlerësuar procesin e përzgjedhjes si tejet transparent dhe falënderoi të gjithë pjesëmarrësit në këtë garë.
“Ne besojmë që kështu lidhim fjalët me veprat, nevojat e publikut me nevojat kushtetuese, shpresojmë dhe besojmë se kandidatura fituese do të përmbushë me sukses pritshmëritë që na udhëhoqën, por urojmë që zgjedhja jonë të përmbushë atë që publiku meriton nga ky institucion”- tha Gjermeni.
© Panorama.al











