Arrestohet Emiljano Nina, kushëriri i Ervis Martinajt! I riu u kap me armë te dera e shtëpisë së Ilir Selmanit

Jun 30, 2026 | 10:00

Emiljano Nina, kushëriri i të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, është arrestuar nga policia pasi u kap me armë zjarri pranë banesës së Ilir Selmanit.

emiljano nina

Nina është një emër i njohur për autoritetet, pasi në të kaluarën është përfshirë në disa ngjarje. Një prej rasteve më të komentuara ishte aksidenti i ndodhur në gusht të vitit 2023 pranë Liqenit Artificial të Tiranës, ku automjeti me të cilin udhëtonte, duke lëvizur me shpejtësi të lartë nga Rruga e Kosovarëve, doli nga rruga dhe përfundoi në digën e liqenit.

Sa i përket Ilir Selmanit, ai akuzohet si një nga autorët e vrasjes së ish-efektivit të policisë Santiago Malko, ngjarje e ndodhur në Tiranë në gusht të vitit 2019.

Më 19 qershor, GJKKO ndryshoi masën e sigurisë ndaj Selmanit, duke zëvendësuar arrestin në burg me masën “arrest në shtëpi”.

© Panorama.al

Te lidhura