Armë, hashash, fara kanabisi dhe municione në banesë, arrestohet i riu nga Përmeti! I skeduar për drogë, kishte për qëllim… (FOTO)

Feb 25, 2026 | 15:01

Mbante armë, drogë, fara kanabisi dhe municione luftarake në banesë, arrestohet 33-vjeçari nga Përmeti.

arrestimi permet

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në pranga ra i riu me inicialet K. K., pas operacionit të koduar “Historiku”.

Pas kontrolleve u sekuestruan 3 armë zjarri, 300 fara kanabisi, sasi hashashi dhe municion luftarak që i mbante në banesë, sendet e kundërligjshme, me qëllim shitjen.

I arrestuari është person me precedentë penalë.

armet permet

“Në kuadër të këtij operacioni, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi K. K., 33 vjeç, banues në Përmet, me precedent penal në fushën e narkotikëve. Nga kontrolli në banesë e tij, u gjetën 3 armë zjarri (1 kallashnikov dhe 2 pushkë), 300 fara Cannabisi, sasi Cannabisi e dyshuar e poseduar me qëllim shitjen, si dhe 4 krehra dhe fishekë luftarak”, njoftoi policia vendore.

Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për t’iu nënshtruar ekspertizës nëse janë përdorur në ngjarje kriminale.

permet arrestim1

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme.

© Panorama.al

Te lidhura