Ançelotit nuk i kishte shkuar në mend, futbollisti “paralizon” merkaton e Realit

Jun 29, 2025 | 23:15

Gonzalo Garsia është emri që po spikat te Reali në Botërorin e klubeve. 21-vjeçari ka nisur çdo ndeshje si titullar duke shënuar dy gola dhe asistuar një tjetër.

Screenshot 2025-06-29 205511

Garsia ka “paralizuar” merkaton e Realit aktualisht. Madrilenët po shikonin për një tjetër alternativë në qendër të sulmit, por llogaritë kanë ndryshuar.

Talenti i akademisë mund të bëhet lojtari që zëvendëson si duhet Mbapen. Dhe pse pati minuta me Ançelotin, ishin mjaft të pakta. Kështu trajneri italian duket se e ka nënvlerësuar potencialin e tij.

Me Çabi Alonson në kryer, Gonzalo Garsia po shkëlqen. Futbollisti i talentuar ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2027, megjithatë nëse rinovimi vjen atëherë nuk do të diskutohej.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura