“Alternativë që nuk ka fare turp të thotë ‘do bëjmë Shqipërinë madhështore’”-Rama ironizon opozitën: Janë qesharakë, edhe sikur bufi i kënetës me zhapikët të ishin normalë…

Apr 16, 2025 | 19:26

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me të rinjtë që votojnë për herë të parë tha se Shqipëria nuk i mbyll negociatat me BE në 2027 nëse nuk votohet për Partinë Socialiste.

edi ramaa

Ai ironizoi opozitën, duke thënë se “nuk është normale një altërnative që thotë do ta bëjmë Shqipërinë madhështore”.

Sipas Ramës Shqipëria ka nevoj për t’u bëra anëtare e Bashkimit Evropian.

“Shqipërinë nuk e bëjmë madhështore sepse dukemi shumë qesharak kur e themi. Ne Shqipërinë do ta bëjmë anëtarë të BE-së, kaq”, tha Rama nga takimi me të rinjtë në Ali Dem.

Rama: Parapërfytyroni sikur të nga ana tjetër mos ishte një buf kënetë me lloj lloj kukumjaçkash e zhapikësh, por të ishin normal. Boll fakti  i një ndërrimi dorë dhe humbja e 6 muajve kohë për ta ribërë gjënë nga e para, mbaroi filmi nuk mbyllen negociatat në 2027 se nuk ka kohë. Nëse nuk mbyllën negociatat në 2027 historia mund të zvarritet. Sikur të ishin njerëz normal, të ishte një alternativë normale. Po mund të jetë  normale një alternative që nuk ka fare turp të thotë do bëjmë Shqipërinë madhështore? Ju duket normale ju?! Ca do bëjnë madhështore. Shqipërinë nuk e bëjmë madhështore sepse dukemi shumë qesharak kur e themi. Ne Shqipërinë do ta bëjmë anëtarë të BE-së, kaq. Pastaj gjëja bëhet edhe me qesharake. Shkojnë në Peqin thonë do ta bëjmë Peqinin madhështor, e kështu me radhë. Histori komplet qesharake. Ne na duhet të jemi të bashkuar, të shohim drejt dhe të mbyllim negociatat e anëtarësimit.

© Panorama.al

Te lidhura