Aleatët e NATO-s do investojnë mbi 50 miliardë dollarë për një raketë të re me rreze të gjatë veprimi

Jul 8, 2026 | 8:18

Dymbëdhjetë vende, aleate të NATO-s do të investojnë më shumë se 50 miliardë dollarë (rreth 37 miliardë paund) gjatë dhjetë viteve të ardhshme për zhvillimin e një rakete të re me rreze të gjatë veprimi, me synimin për të forcuar mbrojtjen e Evropës, raporton BBC.

raketa

Projekti, i quajtur Deep Precision Strike, u prezantua nga qeveria britanike dhe pritet të jetë një nga temat kryesore të diskutimit në samitin e NATO-s që po zhvillohet në Ankara, Turqi.

Kryeministri britanik, Keir Starmer, i cili merr pjesë në samitin e tij të fundit të NATO-s si kryeministër, do të mbledhë liderët e rreth 12 vendeve për të diskutuar zhvillimin e këtij programi të ri ushtarak.

Sipas autoriteteve britanike, raketa Deep Precision Strike konsiderohet si një nga armët më të avancuara që po zhvillon NATO. Ajo synon të godasë objektiva me saktësi të lartë në një distancë prej afro 300 kilometrash, ndërsa në fazat e ardhshme rrezja e veprimit mund të arrijë deri në rreth 2 mijë kilometra.

“Ky projekt do të ndihmojë në bashkimin e aleatëve evropianë për ta mbajtur NATO-n të sigurt për shumë vite në vijim”, deklaroi Starmer.

Megjithatë, projekti nuk pritet të jetë operacional para viteve 2030, pasi zhvillimi i teknologjisë dhe prodhimi i sistemit do të kërkojnë disa vite.

 

© Panorama.al

Te lidhura