Akuzat ndaj luftëtarëve të UÇK-së, shpërthen ish-deputeti i PS: Paragjykimi i një liste me emra luftëtarësh, me në krye Tahir Sinanin, është perversitet, më lë pa fjalë

Jun 25, 2026 | 16:33

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Piro Lutaj ka reaguar pas akuzave të ngritura ndaj Dritan Goxhajt dhe rolit të tij në Luftën e UÇK-së.

Piro-Lutaj

Një ditë më parë Taulant Balla dhe eksponentët ë PS nxorrën një listë të luftëtarëve që merrnin pagë për luftën që zhvilloi UCCK vite më parë dhe në krye të listës qëndronte heroi, Tahir Sinani, mes emrave figuron dhe ai Dritan Goxhajt.

Por socialisti Balla e kanë quajtur si listën e mernencarëve me pagesë të UCCK-së.

Me revoltë, socialisti Piro Lutaj shtron pyetjen nëse në Shqipëri a mund të bësohet po të merret per referencë perversteti i “Tahos tonë”, duke nënkuptuar kreun e Grupit të PS-së, Taulant Balla.

Statusi i Balles

“Lutem, a mund të më shpjegoje kush se çfarë lidhje mund te kenë situatat apo protestat në Shqipëri sot mbas gati 30 vjetësh, me angazhimin ose jo të dikujt në formacionet aktive të UÇK ?

Po mire o të dashur, vërtet ka ndonjë njeri në Shqipëri që të besojë dhe ti referohet perversitetit të ndonjë “plaku” apo Tahos tonë ??

Postimi dhe paragjykimi i një liste me emra luftëtarësh, në krye te se cilës qëndron Tahir Sinani, njeri prej ikonave të UCK, heroi i 3 luftërave për çlirimin e trojeve shqiptare shtatoret e te cilit ndrijnë vendin në mes te Prizrenit dhe ne mes te kryeqendres se Malësisë së Gjakovës, qytetin e Bajram Currit, me ka lenë pa fjale !

Unë personalisht për ketë çështje, i bashkohem postimit të bërë dje nga Gjeneral Fatmir Limaj !Liria ka emër !!”, shkruan Piro Lutaj.

Piro Lutaj

lista emrat UCK lista emrat UCK

© Panorama.al

Te lidhura