Aksioni në Theth drejt përfundimit, IKMT ultimatum pronarëve të dy objekteve të fundit: Çmontojini vetë, përndryshe…

Jul 14, 2025 | 10:30

Sot pritet të përmbyllet aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth.

theth

Burime për News 24 bëjnë me dije se kanë mbetur vetëm dy objekte të fundit, të cilave IKMT u ka lënë afat deri në orën 18:00 që të çmontohen vullnetarisht nga vetë pronarët.

Ky aksion, i cili ka zgjatur një javë, ka çuar në shembjen e rreth 70 ndërtimeve të paligjshme në zonën e mbrojtur të Thethit.

Pas përfundimit të ndërhyrjeve të sotme, strukturat shtetërore pritet të tërhiqen nga territori i parkut kombëtar.

© Panorama.al

Te lidhura